Aksident në Plepa-Kavajë, një i vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Plepa-Kavajë, në afërsi të urësGolemit.

Si pasojë ka mbetur i vdekur një Brunilda Shuti 38 vjeç e cila po i drejtohej plazhit.

Mësohet se viktima është një kalimtare e cila ka ndëruar jetë në ambulancë, teksa po transportohej për në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë trë rrethanave.

Njoftimi i policisë

Tiranë
Informacion Paraprak

Rreth orës 8:30 në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Per pasojë te plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit eshte shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.
Shtuar më 16/07/2019, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori