E FUNDIT/ Aksident në Librazhd, 3 persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një parakalim i gabuar ka shkaktuar një aksident të rëndë me 3 të lënduar.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina duke shkaktuar tre persona të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Ende nuk janë bërë të ditur identitetet e personave që janë plagosur ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Prrenjas, në vendin e njohur si kthesat e Pishkashit ku e plagosur ka mbetur Merita Dervishaj.

Mjeti tip “Volsëagen” me targa AA035UP ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Raportohet se Dervishaj bashkë me dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Fillimisht të plagosurit u transportuan në Spitalin e Librazhdit por që më pas Merita Dervishaj është nisur drejt Sp[italit të Traumës në Tiranë pasi gjendja e saj paraqitet kritike.

Nuk dihen ende shkaqet e daljes së automjetit nga rruga. Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2019, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori