Aksident në Korçë, plagosen rëndë 3 vajza
Tre vajza kanë mbetur të plagosura pasi makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga në aksin Korçë-Kapshticë.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Bitinckë ku mbetur e plagosur shoferja dhe dy vajzat që ishin pasagjere.

Të lënduarat janë ndërguar në spitalin e Korçës dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Policia shkoi në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.
Shtuar më 27/07/2019, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori