Aksident në Korçë, drejtuesi i motorit humb kontrollin duke u përplasur me bordurën
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i një motori. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Turan.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka devijuar nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore.

I plagosur ka mbetur shtetasi Haki Leska nga Voskopi i cili është transportuar ne spitalin rajonal të Korçës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.
Shtuar më 30/07/2019, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori