E abuzonte sa herë s’ishte e ëma në shtëpi, nisin hetimet për njerkun 46-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 46-vjeçar është arrestuar pasi thjeshtra e tij, vetëm 13 vjeç, e akuzoi se kishte abuzuar me të prej dy vitesh. Sipas informacioneve të siguruara nga mediat greke, 13-vjeçarja prej dy vitesh jetonte në makth sa herë që nëna i largohej nga shtëpia.

Vajza ia rrëfeu një mësueseje atë që po kalonte, duke pretenduar se ishte historia e shoqes së saj, por u kuptua se për kë e kishte ndaj dhe u lajmërua Policia. Sipas denoncimit, e mitura për herë të fundit është dhunuar më 25 shtator, kur nëna e vajzës sapo kishte lindur një fëmijë.

Tanimë fëmija 13-vjeçare u transferua në Spitalin Universitar të Heraklion për të kryer të gjitha analizat e nevojshme, ku është ekzaminuar nga një psikiatër fëmijësh dhe një mjek, ndërsa është marrë edhe material biologjik. Ndërsa deri më tani nëna e vajzës, me origjinë shqiptare, nuk pranon të besojë atë që ka pretenduar vajza e saj.