E FUNDIT/ Aksident në Elbasan, makina përplas prindërit me fëmijën
Pas aksidentit tragjik në Kodër Kamzë, ku dy persona humbën jetë, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur këtë herë në qytetin e Elbasanit.

Policia njofton se Indrit S., 25 vjeç, banues në fshatin Mengël, duke drejtuar mjeti tip ‘Seat’ me targa AA 041 BO, ka aksidentuar 3 persona: Dy prindërit K.V., 26 vjeç, M.Sh., 25 vjeçe si dhe fëmijën e tyre A. V., 1 vjeçe.

Të tre të lënduarit janë dërguar në spitalin e Elbasanit, nga ku mësohet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

25-vjeçari, drejtues i automjetit është ndaluar nga policia.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.
Shtuar më 09/08/2018, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori