Flori Mumajesi konfirmon rikthimin me Soni Malaj? (FOTO LAJM)

Prej muajsh tashmë, veprimet e këngëtarit Flor Mumajesi në rrjetet sociale kanë qenë të çuditshme dhe jo pak persona e kanë krahasuar me Kanye West.

Flor Mumajesi e nisi vitin 2023 “krah” moderatores Liberta Spahiu ku i bëri të gjithë të dyshojnë se çifti janë rikthyer sërish bashkë, pas një historie të shkuar dashurie.

Të njëjtin veprim Flori ka bërë pak orë më parë me Soni Malaj. Ai ka publikuar videon e tyre, ikonë në showbizin shqiptar, teksa shkëmbejnë puthjen në buzë.

Rreth një vit më parë, Soni Malaj ka konfirmuar në heshtje përfundimin e lidhjes së saj të fundit publike, asaj me biznesmenin Klevi.

Por kur kjo ndarje ishte kryefjalë e mediave rozë, rikthimi i Soni Malaj krah ish partnerit të saj, Flori Mumajesi bëri mjaft bujë.

Kënga pjesmarrëse në “Kënga Magjike 2021”, “Versioni im” ishte kënga që solli në vëmendjen e publikut këngëtaren Soni Malaj, por bashkëpunimi me Flori Mumajesin e bëri edhe më të bujshme.

Ish-çifti ka thyer tabu pasi nuk ndodh shpesh mes personazheve publik që kanë patur një histori kaq të bujshme dashurie, të rikthehen në një projekt të përbashkët pas 10 vitesh, shrkuan Albeu.com.
Publiku i tyre ishte mjaft në dilema por më veprimin e fundit të Florit duhet ta marrin të mirqenë ribashkimin e çiftit?


Shtuar 26.01.2023 20:43