Aksident me pasojë 2 të plagosur në Elbasan, njëri në gjëndje të rëndë
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Elbasan-Librazhd, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një turist ukrainas.

Sipas policisë, ka qenë një 24-vjeçar, i cili duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur 35-vjeçarin ukrainas me inicialet V.B. ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhte jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, shtetasi A.O., 24 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin V.B., rreth 35 vjeç, banues në Ukrainë i cili është transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ponon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shtuar më 12/06/2019, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori