Aksident i trefishtë në Elbasan, shoferi i motorit përfundon nën makinë
Aksident i rëndë në qytetin e Elbasanit.

Pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, dy makina dhe një motor janë përplasur.

Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i motorit ka përfunduar poshtë makinës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të “Nënkalimit” dhe drejtuesi i lënduar është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se ka pësuar fraktura të rënda dhe është në gjendje të rëndë.
Shtuar më 18/07/2020, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori