Aksident i rëndë në Elbasan, shkon në 4 numri i viktimave (FOTO & VIDEO)
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin.

Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Papër. Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal. Ndërsa një person ka mbetur brenda në makinë.

Mësohet se ka ndërruar jetë një vajzë 25 vjeçare 3 të tjerë. Të 4 viktimat ishin pasagjerë në mjetin e drejtuar nga shtetasi G.K. Mësohet se viktimat janë banues në Gramsh, pjestarë të një familjeje. Viktimat po udhëtonin në mjetin tip SEAT, ngjyrë blu që shihni në pamje.

Sipas policisë njëri prej automjeteve ka rrëshkitur për shkak të një vese shiu dhe ka zënë rrugën duke përfshirë edhe të tjerët në aksident.

Aksidenti ka bllokuar për disa minuta dhe qarkullimin e mjeteve në njërin sens të rrugës.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë
Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Papër, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R. Për pasojë katër shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K, kanë humbur jetën. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore" njofton policia.

E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Elbasan, shkon në 4 numri i viktimave (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 23/09/2019, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori