E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, vdes drejtuesi i motorçikletës
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të paradites së sotme në Tiranë duke rezultuar me një të vdekur.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një burrë 55 vjeç është përplasur me motorçikletë me një autobus duke ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në polici për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:00 në rugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P. L, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Shtuar më 20/08/2019, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori