Aksident i rëndë në Tiranë, 18 vjeçari përplas me makinë të miturin
Një 18-vjeçar ka përplasur rëndë me makinë një 14 vjeçar në Tiranë.

Sipas policisë F.H, në rrugën rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetsore.

I rriu është arrestuar menjëherë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Shtuar më 18/07/2019, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori