Aksident i rëndë në Sarandë, plagosen 6 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetine Sarandës ku raportohet se janë përplasur me njëra tjetrën 2 makina.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 6 persona ndërkohë që njëra nga makinat e përfshira në aksident ka dalë nga rruga duke përfunduar brenda një biznesi nga lartësi prej disa metrash.

Mësohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Si pasojë e përplasjese përplasjes së fortë të dy makinave që sipas raportimeve bëhet fjalë për një “Benz” dhe një “Jeep”, ky i fundit ka përfunduar në një biznes privat.

Ende nuk janë bërë të ditur emrat e persone të ndodhur brenda dy makinave dhe që mbetën të plagosur si dhe shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Shtuar më 24/07/2019, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori