Një person ka humbur
jetën mbrëmjen e sotme në një
aksident automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur në
rrugën e
Kombit në afërsi të fshatit Gziq të Mirditës.
Mësohet se nga ky
aksident ka humbur
jetën një person. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:45 , në autostradën Rreshen-Kukës, në fshatin Gëziq ,Mirditë, automjeti tip “Kamionçinë”, me drejtues shtetasin E.B.,41vjeç, banues në Fanë, Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen
Drejtuesi i automjetit shtetasi E.B. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po
vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar”./albeu.com/
Shtuar më 15/11/2019,
ora 19:09