Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën një person
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Sipas informacioneve të para, dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Treshit dhe automjetet janë bërë copë copë.

Një person ka gjetur vdekjen për shkak të aksidentit ndërsa policia gjendet në vendin e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori