Aksident i rëndë në Korçë, ndërron jetë një person
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Faxweb raporton se 35-vjeçari me iniciale A.SH aksidentoi me vdekje shtetasin Z.L, 89-vjeç.

Më datë 22.09.2019, rreth orës 04.00, në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, këmbësor në rrugë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi Hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 22/09/2019, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori