Aksident i rëndë në Berat, 5 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat.

Nga raportimet e para mësohet se një makinë tip "Hyndai" është përplasur me një "Benz".

Nga përplasja mësohet se kanë mbetur 5 persona të plagosur.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç.

Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar më 09/09/2018, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori