Aksident i rëndë në Bajram-Curri, vdes i mituri, 5 të plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditën e sotme në Tropojë ku dy automjete janë përtplasur më njëri-tjetrin e për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 9-vjeçar ndërkohë janë plagosur edhe 2 drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident si dhe 3 pasagjerë.

Mësohet se 9-të vjeçari me inicialet E.Ç., ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin Bajram Curri.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., banues në Tropojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Informacion paraprak.

Më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit

Shtuar më 21/07/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori