Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një
aksident i rëndë në Bulevardin "Zhan d’Ark" në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se në
aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej tyre taksi.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë
pakujdesia e
njërit prej shoferëve.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të përfshirëve në
aksident. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2020,
ora 17:59