E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Fushë- Krujë, humbin jetën dy të rinj
Një aksident i rëndë ka ndodhur sor në superstradën Fushë- Krujë-Thumanë.

Policia bën me dije se më datë 06.09.2017, rreth orës 23: 40, në superstradën Fushë- Krujë – Thumanë, mjeti me targa AA 166 LA është përplasur ne trafik-ndarësen.

Për pasojë janë dëmtuar rëndë 4 shtetas.

Fatkeqësish kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë shtetasit R. K. 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A.P. 25 vjeç, banues në Laç dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve shtetasit L.S. banues në Laç dhe B.D. banues në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2017, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori