Rebelimi i Wagner, Ministria e Jashme e Shqipërisë del me njoftim për shqiptarët që ndodhen në Rusi

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë sot me një thirrje për qytetarët shqiptarë pas situatës së krijuar me rebelimin e grupit Wagner në Rusi, ndaj pushtetit të Putin.

Në një mesazh në Facebook, ministria u drejtohet qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Moskë duke u thënë se për çdo problematikë duhet t’i drejtohen ambasadës.

Po ashtu janë vënë në dispozicion edhe numrat e kontaktit.

“Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimësi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme. Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë: +7 495 982-38 52 05 (3); + 7 929 968 05 38; :embassy.moscoë@mfa.gov.al. Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën: [email protected]”, njofton ministria.


Shtuar 24.06.2023 19:31