A do të japë dorëheqjen? Meta flet ashpër e përmend "grushtin e shtetit"
Ditëne sotme Meta ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme ku ndër të tjera, nxorri disa prova të reja për Dvoranin.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një përgjigje të prerë për gazetarët pasi u pyet nëse do e jepte dorëheqjen nga posti që mban për shkak të zhvillimeve politike dhe asaj që ai e quan kapjen nga maxhoranca të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve si Gjykata Kushtetuese.

Ai tha se do jetë në detyrën e kreut të shtetit deri me 24 korrik 2022.

Deklarata e Presidentit

Vetëm disa orë përpara se të zhvillonte takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias në datën 12 shkurt, Parlamenti voton në errësirë të plotë projektligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese. Përmbajtja e këtij ligji dhunon në mënyrën më flagrante nenin 129 në Kushtetutës.

Votimi i këtij ligji është një tjetër atentat i rëndë i Kushtetutës.

Ky ligj synon vendosjen e këtij procesi nën kontrollin politik të Rilindjes. Duke dhënë mesazhin se çdo emërim në këtë gjykatë do të kalojë vetëm nëpërmjet testit të besnikërisë politike. Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti. Është një fyerje shumë e rëndë që i bëhet institucioneve, ambasadorëve dhe Komisionit të Venecias në veçanti.

Si President i kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keqpëdor në këtë mënyrë nga mazhoranca në funksiom të realizimit final të grushtit të shtetit.

Nuk do të pranoj instalimin e grushtit të shtetit përmes ndërrimit antikushtetues të shtetit në PPP. Konfirmoj se do të marr pjesë në seancën plenare të Komisionit të Vencias ku do ti njoh me fakte edhe më të rëndë të përpjekjes së realizimit të një grushti shtetit në këtë vend.
Shtuar më 17/02/2020, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori