“Këta sy nuk gënjejnë kurrë”, Elita Rudi bën urimin emocionues për Gjikon në përvjetorin e martesës (FOTO LAJM)

Moderatorja Elita Rudi dhe këngëtari Gjiko janë një prej çifteve më të komentuara në showbiz-in shqiptar. 4 vjet më parë çifti lidhën kurorë duke bashkuar zemrat dhe jetët. Elita e ka uruar Gjikon me fjalët më të bukura, duke publikuar edhe disa momente nga dasma.

“Je i vetmi që dua të mërzis gjithë jetën. Dua të ecim përdore kur të jemi 80 vjeç dhe të themi: “Ia dolëm”. Këta sy, i dashur…nuk gënjejnë kurrë”, ka shkruar ajo në “Instastory”. Kujtojmë se Elita dhe Gjiko janë prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës.