E FUNDIT/ 8 të vrarë dhe 7 të plagosur, ky është autori i masakrës në Vlorë
Pëlqej
Foto Ilustruese
24 vjeçari Ridvan Zykaj është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në konflikt e sipër ai ka qëlluar me armë ndaj dy familjeve të fisit të tij duke lënë të vdekur 8 persona, ndërsa janë plagosur 7 të tjerë.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 10/08/2018, ora 18:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori