47 vjeçari i jep fund jetës në pemën pranë banesës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd ku një 47 vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, ku familjarët kanë gjetur shtetasin me iniciale A.A. të vetëvarur në një pemë pranë banesës.

Policia sqaron se sipas familjarëve, burri vuante nga depresioni.

Policia Librazhd/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2020, rreth orës 19:50, është gjetur nga familjarët dyshohet i vetvarur në një pemë pranë banesës, shtetasi A. A., 47 vjeç.

Nga hetimi paraprak dhe deklaratat e familjarëve dyshohet se vuante nga depresioni dhe se më herët ka tentuar të vetëhelmohet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 29/08/2020, ora 22:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori