40 gra përfundojnë të helmuara në spitalin e Durrësit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një rropaqepësi në Durrës, ndërsa burime bëjnë me dije se janë helmuar 40 gra, të cilat ishin punonjëse në këtë fabrikë.

Shumica e tyre janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë mësohet se dy gra të cilat kanë shfaqur probleme më të rënda janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Hetuesit kanë kërkuar që inspektorë të AKU-së dhe Shëndetit Publik të shkojnë në ambientet e rrobaqepësisë, për të verifikuar shkaqet e helmimit.

Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur nga kimikatet që përdoren për ngjyrosjen dhe ruajtjen e copave, por nuk përjashtohet as intoksimi nga gazrat që çlirohen nga aktiviteti në fabrikë. /albeu.com/

Shtuar më 24/11/2018, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori