E FUNDIT/ 19-vjeçari përplas me makinë një të mitur në Elbasan
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Nga raportimet e para mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë vetëm 6-vjeç.

Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin 19-vjeçar, i cili drejtonte një makinë tip “Smart”, ndërsa fëmija fatmirësisht është jashtë rrezikut.

Policia e Elbasanit tha se ka vënë në pranga Klint Lulja, 19 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën “25 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Smart” me targa AA 569 BJ, ka aksidentuar këmbësorin të miturin me inicalet N. T., 6 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori