“Atë ditë fitova lotarinë”, Barack Obama dhe Michelle festojnë 30 vjetorin e martesës, dedikimet emocionuese

Michelle dhe Barack Obama kanë festuar 30 vjetorin e tyre të martesës duke i dedikuar njëri-tjetrit fjalët më të ëmbla në këtë ditë të veçantë. Ish presidenti amerikab dhe Michelle u martuan më më 3 tetor 1992, dhe tani, tre dekada më vonë, ata janë më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Barack publikoi një sërë kujtimesh, duke përfshirë një fotografi duke mbështetur kokën në shpatullën e Michelle, një foto me emrat e tyre të gdhendur në një zemër në rërë si dhe një tjetër imazh bardhë e zi, e cila është shprehur nga dita kur ata i thanë “po” njëri-tjetrit.

“Pas 30 vjetësh, nuk jam i sigurt pse ti dukesh saktësisht njësoj dhe unë jo. Por di që fitova lotarinë atë ditë – se nuk mund të kisha kërkuar një partnere më të mirë të jetës. Gëzuar përvjetorin, zemër!”, ka shkruar ish presidenti ndërsa ish zonja e parë bëri gjithashtu një dedikim emocionues.

View this post on Instagram

A post shared by Barack Obama (@barackobama)

“Gëzuar përvjetorin njeriu që dua! Këto 30 vitet e fundit kanë qenë një aventurë dhe unë jam mirënjohëse që të kam pranë. Një jetë së bashku. Të dua @BarackObama”.