E ftuara speciale për Pavarësinë e Kosovës, si duket Elvana Gjata
Elvana Gjata është e ftuara speciale e koncertit të organizuar nga Anita Haradinaj me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Valdrin Sahiti, stilisti i njohur ka vendosur që të ndajë me të gjitha si është veshur Elvana Gjata.

Zgjedhja e dyshes ishte një fustan blu, njësoj si flamuri i Kosovës, i çarë në njërën anë dhe i mbyllur në pjesën e sipërme. Detaji i kapeles ishte qershia mbi tortë.

Përvec Elvanës do të jetë edhe violinisti i famshëm Olen Çezari. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori