E ftuar nga Rama apo Murrizi? Rudina Hajdari surprizon në mbledhjen e opozitës parlamentare (FOTO LAJM)

Në këto momente në selinë e Kuvendit të Shqipërisë po zhvillohet një takim mes kryeministrit Rama, sekretarit Basha dhe opozitës parlamentare.

Në këtë takim pritej të ishin pjesë, Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai, por në mënyrë të papritur pjesë e kësaj tryeze është bërë edhe Rudina Hajdari.

Kujtojmë se kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi depozitoi dje së bashku me kolegun e tij Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për çështjen e reformës zgjedhore.

Murrizi tha se 28 deputetë të opozitës parlamentare dhe jashtë grupeve janë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli politik. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2020, ora 20:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori