E frikshme, Shqipëria po ia kalon dhe Holandës për trafikim droge
Shqipëria dhe Holanda janë dy vendet më të përmendura për trafikun ndërkombëtar të barit të kanabisit të ndjekura në distancë nga Çekia, sipas raportit vjetor të Drogave 2018, të sapopublikuar nga UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet).

Ndërsa në hartën globale, Shqipëria është e përfshirë në rrugën e trafikimit të heroinës nga Azia, me origjinë nga Afganistani, që kalon përmes Turqisë dhe më pas i drejtohen Europës Perëndimor. Bullgaria është një tjetër shtet që përfshihet në këtë gjurmë (shiko hartën globale dhe hartën e zgjeruar vetëm për Europën e Azinë).

Raporti i referohet zhvillimeve të vitit 2016">2016. Shqipëria dhe Holanda raportuan asgjësimin më të madh të bimëve të kanabisit në Evropë gjatë viteve të fundit (Shqipëria raportoi asgjësimin e 5,205 fushave në vende të hapura me një total prej 2,536,288 bimë kanabis në vitin 2016">2016 dhe Holanda njoftoi asgjësimin e 5,856 plantacioneve të brendshme me gjithsej 994,068 bimë të kanabisit.), sipas raportit të UNODC

Shqiptarët përmenden edhe për aktivitetin jashtë vendit, ku në Belgjikë, grupe nga Shqipëria përdorin “zonjat” lokale për të kontrolluar femrat që janë trafikuar për shfrytëzim seksual dhe për t’u siguruar që ato transportojnë drogë.

Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria përfshihet në raportin botëror të drogave. Në raportit e vitit 2017, Shqipëria, përmendej si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria përmendej gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroikës, kokainës dhe kanabisit.

Raporti, tregjet e drogave në rritje

Raporti thekson se si llojet e drogave ashtu dhe tregjet e tyre po diversifikohen dhe zgjerohen si asnjëherë më parë. Bota po përballet me një zgjerim potencial të ofertës, me prodhimin e opiumit dhe prodhimin e kokainës që kanë arritur në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë. Tregjet për kokainën dhe metamfetamën shtrihen përtej rajoneve të tyre të zakonshme, ndërsa po rritet trafiku i drogave përmes internetit, pavarësisht sukseseve në mbylljen e platformave tregtuese popullore.

Prodhimi global i opiumit u rrit me 65 për qind nga viti 2016">2016 deri në vitin 2017, në 10,500 ton, vlerësimi më i lartë historik i regjistruar nga UNODC që kur filloi monitorimin e prodhimit global të opiumit në fillim të shekullit të njëzetë, ku prodhuesi kryesor mbetet Afganistani.

Prodhimi global i kokainës në vitin 2016">2016 arriti nivelin më të lartë ndonjëherë: rreth 1,410 ton. Pas rënies gjatë periudhës 2005-2013, prodhimi global i kokainës u rrit me 56 për qind gjatë periudhës 2013-2016">2016. Rritja nga 2015 në 2016">2016 ishte 25 për qind.

Pjesa më e madhe e kokainës në botë vjen nga Kolumbia, e cila nxiti prodhimin e saj me më shumë se një të tretën nga viti 2015 deri në vitin 2016">2016, në rreth 866 ton. Sipërfaqja totale e kultivimit të bimës së kokainës në mbarë botën në vitin 2016">2016 ishte 213,000 ha, nga të cilat pothuajse 69 për qind ishte në Kolumbi. Rilindja dramatike e kultivimit të bimëve të kokainës në Kolumbi, e cila pothuajse ishte përgjysmuar nga viti 2000 deri në vitin 2013, erdhi për një numër arsyesh të lidhura me dinamikën e tregut, strategjitë e organizatave të trafikimit, si dhe një reduktim në ndërhyrjet alternative të zhvillimit dhe në asgjësimin e tyre. Në vitin 2006, u asgjësuan më më shumë se 213,000 ha. Dhjetë vjet më vonë, shifra ishte më pak se 18,000 ha. /Monitor/

Shtuar më 27/06/2018, ora 08:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori