E frikshme në Tiranë, djali 13 vjeç zhduket pa lënë gjurmë
Një fëmijë vetëm 13-vjeç është zhdukur nga shtëpia pa gjurmë.

Denoncimin e ka bërë nëna e tij në Komisariatin numër 4 në Tiranë ndërkohë që ka treguar se fëmija është larguar që dje dhe nuk është kthyer më.

Nga ana e saj, policia njofton se po punon për gjetjen e tij.

“Më datë 27. 09. 2018, shtetësia S. M., vjeçe 28, banuese në Tufinë, me arsim 5 klasë, kallëzon se i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i saj, me iniciale S. M., vjeç 13. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme”, njofton policia. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 21:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori