"E filmuan vajzën dhe ja vendosën nënës në gji", familjarët protestojnë pas vdekjes së Rexhinës
Një ngjarje e rëndë ndodhi para dy ditësh në maternitetin e Elbasanit.

Rexhina Debrova 25-vjeç, ndërroi jetë në sallën e operacionit 1 orë pas lindjes. U tha se 25-vjeçarja pësoi atak kardiak, por familjarët e së ndjerës akuzuan mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë. Ata shprehen se kadiologu erdhi tre orë me vonesë.

Ndërsa ditën e sotme, familjarët e 25-vjeçares Rexhina Debrovës kanë protestuar sot para Gjykatës kundër mjekëve. Sipas tyre ata janë përgjegjësit e vetëm për humbjen e vajzës së tyre.

Mes britmave dhe dhembjes ata tregojnë se vajza ka qenë shumë mirë pas operacionit, ndërsa në duar mbajnë dhe foshnjen e porsalindur.

Sipas babait të Rexhinës, gjendja e vajzës pas lindjes ka qenë e mirë. Ai tregon se kanë qenë vetë mjekët ata që i kanë çuar edhe foshnjën në gji dhe se gjithçka ndodhi për shkak të neglizhencës së bluzave të bardha.

Ndërsa që bashkëshorti i saj Algert Debrova është shprehur se gjatë gjithë shtatzënisë Rexhina është ndjekur nga një mjek, dhe nuk ka pasur asnjë problem.

"Kjo çështje nuk kalon me kaq, kur doli nga operacioni erdhën dhe në thanë që Rexhina ishte mirë, pas tre orësh na thanë që ishte keq. Rexhina iu kishte thënë mjekëve që nuk po mbushej me frymë, dhe reagimi i tyre ka qenë shumë i vonuar", u shpreh babai i vajzës.

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy mjekët e spitalit të këtij qyteti, kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Niko Thano. Në pyetje është marrë edhe gjinekologu Ardjan Kadaifçiu, ndërsa janë thirrur të dëshmojnë edhe dy infermierë që asistuan në lindje.

Nga ana tjetër kundër këtyre arrestimeve, mjekët e spitalit të Elbasanit kanë protestuar dje, duke u shprehur se vdekja nuk ka ardhur për faj të bluzave të bardha.

Ditën e djeshme dolën edhe rezultatet e autopsisë të trupi të 25-vjeçares, ku rezulton se vdekja e Rexhinës ka ardhur nga koagulimi. Bëhet fjalë për një mpikje gjaku, e cila çon në trashjen e gjakut deri në tharjen e tij përfundimisht.

Për pasojë nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mjekësi koagulimi është i rrallë, por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes.
Shtuar më 24/04/2019, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori