E etiketuan si shqiptar, "bobi" nga Azia shpërthen ndaj britanikëve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ashtu si në çdo vend të botës është në Shqipëri ka shumë njerëz të pasur, fëmijët e të cilëve bëjnë një jetë luksi të shfrenuar.

Dhe rreth tyre po shkruhet shumë jo vetëm nga mediat në vend por edhe jashtë Shqipërisë.

Pothuajse çdo muaj mediat Britanike i kushtojnë një artikull vendit tonë dhe është e disata herë që shënjestrohet të rinjtë e pasur nga Shqipëria, shkruan albeu.com.

Por artikulli i fundit nga Daily Mail ka shkaktuar reagime të mëdha për shkak se fotot në të cilat bazohet artikulli janë pjesa më e madhe e marrë nga interneti dhe personazhet nuk janë aspak shqiptar.

Në galerinë që mund t’a shikoni bashkëngjitur lajmit shihet një i ri i cili u etiketua si shqiptar.

Ai ka pozuar në një vaskë me para, ora e varëse luksoze si dhe
i mbuluar nga tatuazhet.

Por ai nuk është aspak shqiptar, ai një një super miliarder nga Azia dhe quhet “Jingates”.

Rreth këtyre lajmeve ka reaguar dhe vetë Jingates i cili shkruan se nuk është shqiptar por është nga Azia duke shtuar se nuk ka asgjë kundër shqiptarëve.

“Kjo foto qarkulloi gjithandej dhe shkruhej se unë jam një fëmijë i pasur shqiptar.

Unë jam nga Azia dhe s’kam asgjë kundër shqiptarëve, por thjesht shkruajini gjërat siç duhet.”- shkruan Jingates në Instagram. /albeu.com/


Shtuar më 16/01/2018, ora 08:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori