E ëma harroi t'a puthte, reagimi qesharak i dyvjeçarit (VIDEO)
Një video e dyvjeçarit Aleksandri Simos nga Florida është bërë virale në rrjet për reagimin e tij të adhurueshëm, kur nëna e tij u largua për punë dhe nuk e puthi.

Vogëlushi reagoi duke ngritur duart lart në kokë i zemëruar dhe në video dëgjohet teksa thotë: Mami, mami mua….

Babai i Aleksandrit, Christos, me telefonin e tij e filmoi këtë moment aq të bukur, por edhe qesharak në të njëjtën kohë.

Në këtë video Aleksandri shihet teksa i shpjegon babait të tij i mërzitur se mami iku dhe nuk i dhuroi atij një puthje.

Nëna e tij Diana pasi e postoi videon, pa që kishte arritur mbi 20 mijë shikime.
Shtuar më 18/10/2019, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori