E ëma bën aksident, humb jetën foshnja
Pëlqej
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Lezhë – Shkodër, pranë fshatit Mabë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një fëmijë 11 – muajsh, Kingi Fatjon Ndocaj.

Makina “Fiat Punto” me targa AA 418 IS drejtohej nga e ëma e tij, Blerina Ndocaj, 23-vjeçe, e cila kishte vetëm një muaj që kishte marrë patentën.

Në një moment, ajo ka dalë jashtë rrugës dhe makina është rrotulluar. Si pasojë, gruaja është plagosur në këmbë, kurse foshnja ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Shtuar më 27/09/2014, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori