Të dielën pasdite në Tiranë ndodhi ekzekutimi me armë i shtetasit Emiljano
Boçi, i njohur ndryshe edhe me emrin Roland.
Boçi nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë pasi ai ka vuajtur edhe dënime me burg.
Boçi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 10 vjet heqje liri me
vendim të formës së prerë.
Ai ishte arrestuar më 15 janar të vitit 2008, pasi kishte tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Leonard N., duke e qëlluar 3 herë me armë zjarri.
Një plumb e kishte goditur atë në kokë, duke e plagosur rëndë.
Për pasojë, Leonardi kishte humbur shikimin nga njëri sy. Ngjarja për të cilën u dënua
Boçi e ka pasur pikënisjen në një lokal me muzikë tallave në Kombinat, ku ai me miqtë e tij janë konfliktuar me një grup personash e më pas konflikti është zhvendosur në afërsi të “Misto Mames”, në Tiranë, pasi palët kanë ndjekur njëritjetrin me makina.
Emiljano
Boçi është dënuar me 10 vjet burg me një
vendim të datës 24 maj 2011, nga Shkalla e Parë,
vendim që është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit të
Tiranës, më 21 mars të vitit 2012. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018,
ora 10:00