Klajdi Bitri nderohet në Ankona, dalin rezultatet e autopsisë: Shtiza i shpoi zemrën dhe mushkëritë

Komuniteti shqiptar dhe ai italian i Ankonës u tronditën nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri.

Ai u përpoq të shuante një konflikt të çastit midis shokut të tij italian dhe një algjeriani, por ky i fundit e goditi në gjoks me një shtizë peshkimi.

Pas rezultateve të autopsisë, mediet italiane bëjnë me dije se shtiza i shpoi zemrën dhe mushkëritë.

Një hetim i kryer nga mjekja ligjore Loredana Buscemi, konstaton se shtiza i dëmtoi dy organe vitale të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Algjeriani Fatah Melloul, 27 vjeç, është arrestuar.

Komuniteti italian ka shprehur ngushëllimet për humbjen e të riut.

Lexo edhe: I ati i Klajdi Bitrit që u vra në Itali, më lot në sy kërkon ndihmë nga shqiptarët: Duhet të sjell trupin në Shqipëri

Të dashurit më të afërt, shokët e skuadrës së Nuova Aquila ku Klajdi luante dhe Xhulio (vëllai i Klajdit) stërvitej, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të Ankonës, por edhe përfaqësues nga ambasada shqiptare janë ndodhur aty për t’u gjendur pranë dhe për të ndihmuar.

Mes personave të pranishëm është edhe nënkryetari i Bashkisë, Giovanni Zinni, i cili premton se do ta realizojnë dëshirën e shprehur nga të afërmit për marshim nderimi për një djalë shqiptar me zemër kaq të madhe.

“Një djalë i artë, vetëmohues, që u nda nga jeta për të shpëtuar një mikun e tij italian”, shprehen të pranishmit.


Shtuar 30.08.2023 11:49