E djegur në trup dhe me rroba të grisura, si u gjet në 2012 Eglantina Buci
Detaje të reja zbardhen nga vrasja e Eglantina Bucit tetë vite më parë në Malin me Gropa.

Sipas dosjes që posedon Report.tv, theksohet se eshtrat e saj janë gjendur 2 vjet pasi është masakruar.

Mësohet se në trupin e saj janë gjetur shenja djegieje, për të cilat ekspertiza thotë se mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes. Gjithashtu është gjetur edhe një bluzë bezhë e grisur.

"14 shtator 2012 njoftim në polici se në malin me gropa në Shëngjergj Tiranë, janë gjetur kocka. Eshtrat gjenden në Malin Fag, fshati Fag, Shëngjergj: Një kafkë (pa nofullën e poshtme) kocka të njërës shpatull, tre kocka të njërit prej ekstremiteteve të sipërme të cilat janë të lidhura mes tyre me pak mbeturina indesh të buta, të thara, një gjysmë e nofullës së poshtme me 5 dhëmbë, dy dhëmbë që u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Më 21 shtator në pyllin me Pisha pranë Malit Fag u bë kontroll me qen të stërvitur, u gjetën: Një bluzë ngjyrë bezhë e grisur, e djegur pjesërisht, një kockë e njerës anë të bacilit, një klavikul, një pjesë kocke diafazë e gjatë, një tufë flokësh.

Eglantina mund të jetë masakruar para vdekjes, u vra 2 vjet para se t’i gjendeshin eshtrat. Më 5 tetor 2012 ekspertët ligjorë konkludojnë: Eshtrat i përkasin një njeriu të vetëm, seksi femër rreth 30 vjeç. “Në eshtra u konstatuan kryesisht thyerje dhe ngrënie të shkaktuara kryesisht nga veprimi pas vdekjes i faktorëve të ndryshëm shkatërrues, pa u përjashtuar shkaktimi i tyre eventualisht para vdekjes me mjete të forta mbetëse, po kështu u vunë disa shenja djegieje, që mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes”, thuhet në dosje.
Shtuar më 11/09/2020, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori