E dinit se Fevziu është fëmijë i birësuar? Kush është mbiemri dhe vendlindja e tij e vërtetë?
Pëlqej
Të gjithë e njohim moderatorin Blendi Fevziu, i cili prej shumë vitesh është në krye të "Opinion", një ndër emisionet më të ndjekur shqiptare.

Disa ditë më parë ai festoi ditëlindjen e dytë të së bijës, ndërsa prej vitesh është bërë prind me vajzën e madhe, Mishel.

Mirëpo, e keni ditur se vetë Blendi është fëmijë i birësuar? Madje, as mbiemri i tij i parë nuk ka qenë Fevziu, por Bregasi.

Ai ka lindur në fshatin Çermë të Lushnjes nga prindërit biologjikë Hektor dhe Rezane Bregasi. Ka qenë Ali Fevziu ai që e ka birësuar Blendin në një moshë të brishtë.

Në vitin 1983, kur Fevziu mbushi 14 vjeç, me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga "Bregasi" në "Fevziu" për shkak se ishte birësuar pranë familjes së Ali Fevziut.

Ali Fevziu sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit dhe kjo shpjegon edhe lidhjen e Fevziut me Toptanajt, familjen e vjetër Tiranase dhe pronat e tyre.
Shtuar më 06/10/2017, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori