E dinin së ishte gjallë, prindërit e Arielës e mësojnë lajmin e hidhur në spital
Refuzimi i një dashurie të hershme nga
vajza dhe familja e saj, dyshohet të ketë qenë shkaku i krimit të rëndë, që ndodhi dje në Tiranë.
Prindërit e
Ariela Muratit u nisën drejt Tiranës mes lotëve dhe pikëllimit por duke mos e ditur se
vajza e tyre kishte ndërruar jetë.
Mësohet se
prindërit e morën vesh për humbjen e vajzës së tyre sapo kanë mbërritur pranë spitalit, mes britmave dhe dhimbjes ata janë shprehur se Aldosen
Belulaj do ta paguajë këtë që u bëri.
Të dy nxënës shumë të mirë dhe me shumë ëndrra, por që fatkeqësisht u prenë në mes dje në Tiranë. Mikeshat e ngushta të viktimës, kanë dhënë deklarimet e tyre dje në Komisariatin nr.4, ku kanë treguar se
Ariela përndiqej prej vitesh nga Aldison
Belulaj, por ai ishte i vendosur që të mos hiqte dorë prej saj. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2018,
ora 09:21