E diela për plazh? Moti mund të ju prishë nesër planet
Dita e diel do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e paradites fillimisht në jug të vendit e gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar më shkarkesa elektrike.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtesi deri në 15m/s.
Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat e mesditës.

Me konkretisht temperaturat parashikohen:

zonat malore 15°C deri në 30°C

zonat e ulëta 17°C deri në 33°C

zonat bregdetare 18°C deri në 33°C

Shtuar më 04/07/2020, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori