E dhunuan se u vodhi në parcelë? Si i riu ekzekutoi 2 kushërinjtë për 20 kg hashash
Ditën e sotme janë gjetur dy trupat e pajetë të kushërinjve në Malësi të madhe, Vislon Çutaj dhe Klement
Pepaj.
Që nga 3 tetori ata rezultonin të humbur bashkë me shtetasin Danjel
Pepaj.
Ky është autori i dyshuar i ngjarjes dhe pasi ka qëlluar, ai më pas i ka fshehur trupat dhe është larguar në drejtim të paditur.
Dyshohet se pas krimit të rëndë, autori i dyshuar menjëherë ka telefonuar vëllain e tij.
Ai mësohet se i ka rrëfyer atij të gjithë ngjarjen dhe më pas ka humbur kontaktet.
Nuk dihet nëse ai është ende në Shqipëri apo ka kaluar në territorin e Malit të Zi.
Ngjarja:
Më datë tre tetor, ditën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja, tre shtetasit e mësipërm kanë shkuar në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ndërsa i ka dërguar me makinë
vëllai i Vilson Çutaj, shtetasi Olsi Çutaj.
Te lokali në Bajzë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement
Pepaj dyshohet të kenë dhunuar fizikisht personin tjetër, Danjel
Pepaj, duke e akuzuar se i kishte vjedhur një sasi prej 20 kilogramë kanabis sativa, nën dyshimin se e ka korrur pa u treguar atyre dyve.
Në dëshminë e tij,
vëllai i Vilson Çutaj ka deklaruar për policinë se ai nuk ka
dëgjuar se për çfarë konflikti bëhej fjalë, pasi tre shtetasit e kanë zhvilluar debatin në pjesën mbrapa lokalit.
“Kur kam
dëgjuar se po bërtisnin jam ngritur nga lokali dhe kam shkuar për t’i ndarë, por nuk e di për çfarë konflikti bëhet fjalë”, ka deklaruar
vëllai i Vilson Çutaj.
DYSHIMET SE I VODHI HASHASHIN:
Policia ka dyshime të forta se shtetasi Danjel
Pepaj i ka thënë dy të tjerëve se do t’ua gjente ai mallin prej 20 kilogramësh të hashashit, ndërsa janë nisur drejt fshatit Vrith në Malësinë e Madhe.
Në mal dyshohet se te vendi ku mund të ketë pasur drogën të fshehur, ka qenë edhe arma me të cilën dyshohet se ka vrarë Vilson Çutaj dhe Klement
Pepaj dhe më pas dyshohet se ka zhdukur trupat e pajetë.
Vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj, ka deklaruar në dëshminë e tij, se ai vetë ka qëndruar poshtë te lokali në Vrith për të pritur të vëllanë dhe dy të tjerët.
“Nga Bajza kemi shkuar të katërt drejt Vrithit. Unë kam qëndruar tek lokali, ndërsa
vëllai dhe dy të tjerët kanë shkuar në drejtim të malit për të sqaruar konfliktin mes tyre. Nuk e kam idenë se për çfarë konflikti bëhet fjalë”, ka thënë Olsi Çutaj.
Ndërkohë, pas pak orësh banorët kanë treguar se kanë
dëgjuar të shtëna armësh. Deri më tani kjo pjesë ka dy versione pasi disa janë shprehur se kanë
dëgjuar të shtëna automatiku, ndërsa disa të tjerë thonë se kanë
dëgjuar disa lloje të shtënash nga armë të ndryshme. Policia beson se ka pasur vetëm dy të shtëna automatiku dhe jo më shumë, shkruan panorama.
Ndryshe nga banorët,
vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj, ka deklaruar në dëshminë e tij se “unë nuk kam
dëgjuar krisma armësh pasi kam qenë në lokal, por jam shqetësuar, sepse
vëllai dhe dy të tjerët u vonuan dhe kam lajmëruar policinë”, ka thënë ai.
Babai i Danjel
Pepaj, shtetasi Rrok
Pepaj, ka deklaruar në dëshminë e tij për policinë se djali i tij prej dy javësh nuk ndodhej fare në Shqipëri, sepse sipas tij kishte shkuar për të punuar në Malin e Zi.
Këtë pretendim e rrëzon poshtë
vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj, i cili ka treguar se më tre tetor kanë qenë të katërt te lokali në Bajzë dhe më pas kanë shkuar drejt Vrithit, ndërsa Danjelin e kanë parë edhe banorë të tjerë.
Po sipas dëshmisë së banorëve, shtetasi Danjel
Pepaj është parë me armë në fshatin Zagorë, një fshat rruga e të cilit lidhet në këmbë me pjesën malore ku kanë qenë tre shtetasit.
Brenda 12 orësh nga ngjarja policia dyshon se Danjel
Pepaj është arratisur drejt shtetit fqinj të Malit të Zi.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, ndërsa vijojnë kërkimet nga familjarët dhe efektivët në gjithë zonën malore për gjetjen e trupave të Vilson Çutaj dhe Klement
Pepaj që mendohen si të vrarë. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2020,
ora 16:29