Si i kanë marrë emrat ditët e javës?

Java është një periudhë prej shtatë ditësh me të cilën shumica prej nesh rregullojnë oraret. Nga puna në shoqërim, ditët tona i kemi të organizuara nga e hëna deri të dielën.

Por a keni menduar ndonjëherë se si u emëruan ditët e javës?

Java shtatë ditore – Shumica prej nesh e organizojmë jetën tonë në bazë të kohës. Ditët, javët, muajt, vitet, etj janë baza e menaxhimit tonë të kohës. Por a keni pyetur ndonjëherë pse javët kanë shtatë ditë?

Origjina e javës shtatë ditore – Historia e javës shtatë ditore mund të gjurmohet në kalendarët e sumerëve të lashtë dhe më pas të babilonasve.

Ndikimi i hënës në javën shtatë ditore – Këta kalendarë bazoheshin në fazat hënore. Në thelb, duhen rreth shtatë ditë që të ndodhë një cikël. Me fjalë të tjera, gjatë kësaj periudhe, Hëna kalon nga një fazë në tjetrën. Në vitin 321 të erës sonë, perandori Konstantin e konvertoi kalendarin romak tetë ditor në javën shtatë ditore.

Si i emërtuan romakët ditët – Kur ishte fjala për emërtimin e ditëve të javës, romakët përdorën emrat e shtatë trupave qiellorë. Romakët organizuan javën nga e diela në të shtunë dhe i emërtuan ditët në atë rend specifik.

E diel- Dies Solis (“Dita e Diellit”)

E hënë- Dies Lunae (“Dita e Hënës”)

E martë- Dies Martis (“Dita e Marsit”)

E mërkurë- Dies Mercurii (“Dita e Mërkurit”)

E enjte- Dies Jovis (“Dita e Jupiterit”)

E premte- Dies Veneris (“Dita e Venusit”)

E shtunë- Dies Saturni (“Dita e Saturnit“)/Albeu.com/


Shtuar 25.04.2023 19:54