DOKUMENTI/ Mbyllet Klan Kosova, qeveria: Ka regjistruar adresën sikur Peja dhe Gjakova janë qytete serbe

Me urdhër të qeverisë së Kosovës është pezulluar ditën e sotme çertifikata e biznesit të telivizionit Klan Kosova, me pretendimin se është shënuar adresa gabim, që është në kundërti të plotë me Kushtetutën e vendit.

Në dokumentin e lëshuar theksohet se në certifikatën e biznesit ëhstë regjistruar Pejë-Serbia dhe Gjakovë-Serbia, duke shkelur në këtë mënrë Kushtetutën e vendit.

Çfarë skruhet në Dokument:

Duke u bazuar në datën 14 Qershor është iniciuar kallëzimi penal në departamentin për krime të rënda në kuadër të policisë së Kosovës me pretendimin se në certifikatat e biznesit tek ndërtimi i pronarëve figuron vendpanimi Pejë-Serbia dhe Gjakovë-Serbia, meqë nuk lejohet regjistrimi i një biznesi ku vendbanimi është në kundërshtim me parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pasi që në bazë të këtij dokumentacioni vërtetohet se qyteti i Pejës dhe Gjakovës është nën administrimin e Republikës së Serbisë, në bazë të nenit 85 të Ligjit nr. 05/L-031 rë Procedurës së Përgjithshme Administrative u vendos si në dispozitiv të këtij vendimit.


Shtuar 14.06.2023 19:54