Gonxhe tregon ndryshimet e reja për lejet e drejtimit të mjetit

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka folur rreth ndryshimeve që do të bëhen sa i përket rregullave të reja për lejet e drejtimit.

Lejet do të nisin zbatimin pas botimit në Fletoren Zyrtare por jo më vonë se 1 qershori.

Komentet Gonxhe i bëri teksa ishte i ftuar në “Radari Informativ” në Abc, ku tha se kushdo që do të humbasë të gjitha pikët e patentës, do të rikthehet nga fillimi në autoshkollë, duke ju nënshtruar kursit nga fillimi.

Sipas tij kjo vjen si një tjetër masë e shtuar për të parandaluar aksidentet në vendin tonë, por edhe për të riedukuar shkelësit.

Ndërkohë i pyetur për targat e reja, Gonxhe tha se ato janë të sistemit italian, janë më të vogla dhe kushdo mund t’i marrë ose t’i ndryshojë me dëshirë.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Për çfarë bëhet fjalë për targat?

Gonxhe: Ne nuk ndryshojmë targat kombëtare, përsosim setin e targave kombëtare, duke ju shtuar targat e vogla siç është stili italian. Vijnë me standardit italian, ata që duan ti ndërrojnë ato e bëjnë me dëshirë. Ka shumë mjete sot që kanë marrë targa katrore por që nuk përshtateshin dot me targat që prodhoheshin në SHBA.

Pyetje: Do kemi disa ndryshime të tjera që lidhen me kodin rrugor, ku përfshihet bërja nga fillimi i patentës për ata që humbin pikët?

Gonxhe: Kemi kohë që lajmërojmë qytetarët të bëjnë kujdes, se humbja e të gjitha pikëve, shkeljet e rënda, do të shkojnë nga fillimi në autoshkollë, do të paguajnë komplet kursin e autoshkollës, do të duhet të bëjnë një tjetër kurs, sepse këta shkelës kanë probleme me alkoolin, me shkelet e forta.