E denoncuan të humbur, 21 vjeçarja nga Lezha habit me dëshminë
Një vajzë vetëm 21 vjeç nga Lezha është denoncuar e humbur nga familja e saj.

Por në polici dëshmia e saj ka qenë ndryshe nga ajo e familjes.

Shtetasja me inicialet E.P, i ishte dorëzuar familjes së saj, ndërsa kishte deklaruar se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua një letër dhe celulari vajzës.

“Më datë 06.07.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetasja E.P, 21 vjeçe banuese në Lezhë, larguar nga banesa, e cila deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e saj.

Me cilësinë e provës materiale u bllokua një letër dhe celulari, të lëna nga ana e saj”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë./albeu.com/
Shtuar më 07/07/2018, ora 21:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori