E deklaruan se vdiq nga COVID-19, miqtë nxjerrin zbuluar ministrinë: Nuk është e vërtetë!
Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi se 4 pacientë nuk munden t'i mbijetojnë COVID-19.

Sipas burimeve zyrtare, mes viktimave ishtë edhe një shtetas nga Saranda, 61-vjec.

Por miqtë e tij kanë reaguar duke deklaruar se shtetasi në fjalë, nuk ka ndërruar jetë nga virusi por nga diabeti.

Për mediat lokale, miqtë kanë deklaruar se 61-vjeçari vuante nga diabeti dhe se vetëm ditën e djeshme u transportua drejt spitalit për shqetësimet nga diabeti, pasi kryente çdo ditë insulina.

Mbetet ende mister nëse janë marrë tamponat e familjarëve të 61-vjeçarit, të cilët duhet kanë qenë në kontakt me të dhe sipas rregullave për të ndalur përhapjen e Covidit duhet të izolohen. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2020, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori