E deklaron publikisht! Deputeti socialist do të japë 100 milionë lekë për tërmetin
Tërmetet në Shqiperi kanë shkaktuar dëme të medha materiale në njerëz, dhe demë të mëdha matëriale në banesa në Durrës, Lezhë, Krujë e Laç.

Tërmeti shkatërrues ka marrë 50 jetë, ka lënduar 700 shtetas dhe ka shkatërruar qindra banesa.

uteti socialist dhe biznesmeni i njohur Vullnet Sinaj gjatë një ceremonie në Elbasan në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të vendit, premtoi se do të dhurojë 100 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti që shkatërroi mijera banesa në Durrës dhe u mori jetën 50 personave.

Deputeti socialist tha para të pranishmëve, se kushdo që është në gjendje të mirë financiare, mund të ndihmojë gjithmonë.

"Populli ka një shprehje: nga ai që ka, nuk vjen e keqja, por e mira. Kryetarit i them, veç asaj rrogës do të të japë dhe 100 milionë lekë nga llogaria ime personale. I lutemi Zotit të mos na vendosë bashkë më në prova të tilla kaq të rënda!", u shpreh Sinaj. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2019, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori