E dashuruar me Ramën, Ornela tregon si e njohu burrin në lokalin ku kërcente
Pëlqej
Ornela Vorpsi u rikthye pas shumë vitesh në Tiranë dhe pushtoi mediat pas deklarëtës së saj se ishte e dashuruar me kryeministrin Edi Rama, ish-pedagogun e saj.

Në një intervistë për "Opinion" Ornela ka rrëfyer si është njohur me bashkëshortin në diskotekë, aty ku punonte për të siguruar të ardhura që të ndiqte akademinë.

"Tim shoq e kam takuar aty. Ai më ka parë mbi një kub. Unë që snoboja njerëzit e diskotekës, sepse isha në ujëra të tjera të artit dhe letërsisë.

Ishte një bar ku mblidheshin njerëzit dhe pinin dicka. Unë shkova në bar dhe pashë dy djem. Silueta e burrit tim më tërhoqi më magjepsi.

Dhe nuk doja të ikja, doja t’i flisja. Edhe donte të më fliste. Më në fund erdhi dhe më pyeti nëse isha e lodhur.

E lodhur jam', i thashë. Ah tha, nuk qenke italiane, 'Jo jam shqiptare', i thashë", tregoi Ornela duke rrëfyer njohjen e parë me bashkëshortin. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2018, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori